Futboll Seria A Sport

Parma ka një ëndërr, quhet Mario Balotelli

Parma u rikthye në Serinë A, pas 3 sezonesh mungesë, gjatë të cilave bëri kapërcimin e madh nga Seria D, ku u dërgua për të luajtur, pasi shpalli falimentin. Klubi emilian po mendon të përforcohet në kuadër të sezonit të ri, ku synimi madhor është sigurimi sa më shpejt i mbijetesës.

Së fundi ka dalë në skenë emri i Mario Balotellit, sulmuesit të saporikthyer te Italia, që mund të transferohet te emilianët, duke filluar që nga kjo verë.

Balo do të largohet me parametra zero nga Nice, ndërsa Parma ka gati një ofertë të kënaqshme ekonomike, ku kërkon të synojë edhe dëshirën e lojtarit për të luajtur me emilianët.

Sulmuesi iu bashkua festës së ngjitjes së Parmës në Serinë A, duke shpërndarë dedikime në rrjetet sociale, ndërsa menaxheri i tij, Mino Raiola ndodhet prej dy ditësh në Parma, ku ka takuar edhe drejtosin sportiv të vendasve.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, pasi për Balotellin është e interesuar edhe Roma, por edhe skuadra të tjera italiane e angleze.

Related posts

GJITHMONË TRADICIONAL/ MILANI përgatit uniformën e tretë për sezonin e ri

Isa.Autor

Mançini ndryshon kursin tek Italia: Unë do të përshtatem me nevojat e klubeve

Sadik.Autor

JUVENTUS-TOTTENHAM/ Harry Kane shënon golin e vitit në përmbysjen e dyfishtë, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment