Futboll Seria A Sport

Mirabelli aksion në Spanjë, Simone Zaza pranë transferimit tek Milan

Në pritje për të kuptuar se çfarë do të vendosë UEFA në lidhje me pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardshëm, Milani duhet të përballet ende me çështjen e mprehtë të shterpësisë së sulmuesëve.

Reparti i sulmit ka nevojë për ndryshim dhe rikthimi i mundshëm i Carlos Bacca, me Patrick Cutrone-n që pritet të përmisohet akoma dhe më shumë, mund të mos jetë e mjaftueshme, prandaj po kërkohet një sulmues me emër (në pritje për të mësuar të ardhmen e Kalinic dhe Andrè Silva).

Dhe pikërisht Carlos Bacca mund të jetë zgjidhja e problemeve në sulm. Sipas asaj që raporton portali italian calciomercato.com, në fakt, sulmuesi kolumbian mund të jetë lojtari i duhur për të bindur Valencian (ekip që sulmuesi preferon) të lërë të lirë Simone Zaza.

Kujtojmë se këtë vit Bacca është aktivizuar në Spanjë me ekipin e Villarrealit, ekip në të cilin kolumbiani do të donte të aktivizohej edhe gjatë sezonit të ardhshëm, por ekipi spanjoll ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të blejë lojtarin nëse Milan nuk zbret nga çmimi që i ka caktuar lojtarit, të fiksuar në 15.5 milionë euro. Një skenar i vështirë të realizohet duke pasur parasysh nevojën që kanë kuqezinjtë të arkëtojnë sa më shumë para, për shkak të buxhetit.

Related posts

Jetë mes katër zjarreve/ E dashura e Cutrone zbulon formulën magjike të bomberit kuqezi

Isa.Autor

MESSI APO RONALDO? Scholes na befason të gjithë: Ja futbollisti më i mirë…

Delo.autor

SFIDA VENDIMTARE ME PSV/ Spalletti mund të BEFASOJË me formacionin STARTUES

Isa.Autor

Leave a Comment