Futboll Sport

Shpërthen presidenti i Laçit pas humbjes në finale (FOTO)

Gjithsesi mënyra sesi erdhi kjo fitore le vend për diskutim, pasi gjyqtari Eldorian Hamiti akordoi një penallti të diskutueshme në favor të Skënderbeut, e kthyer në gol nga mesfushori Sabien Lilaj. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes presidenti i Laçit, Pashk Laska, u fut në në fushë duke i kërkuar llogari arbitrit për penalltinë e dhënë.

Laska duket tepër i irrituar dhe kërkon të sqarohet nga gjyqtarët për veprimin e tyre, por menjëherë shkuan forcat e sigurisë për ta nxjerrë jashë presidentin e kurbinasve, ndërsa arbitrat shoqërohen nga siguria deri në dhomat e zhveshjes.

Në fakt, në fillim kryesori Hamiti akordoi për një goditje këndi, por pas ndërhyrjes së arbitrit pas portës, ai akordoi 11-metërsh. Ky episod do të diskutohet gjatë, pasi ndeshja u vendos nga kjo penallti, e cila u kthye në gol në minutën 67’ nga Lilaj.

Related posts

U DËNUA ME 6 MUAJ BURG/ Ja gjoba e majme që do të paguajë Luka Jovic…

Delo.autor

E “SHEMB” PËRTOKË/ Higuain tërbohet ndaj Gattusos gjatë stërvitjes (VIDEO)

Delo.autor

Icardi largohet nga Interi? Zikaltërit arrijnë marrëveshjen me zëvendësuesin

Sadik.Autor

Leave a Comment