Futboll Sport

Sloganët e 15 skuadrave pjesëmarrëse në Botëror

Kupa e Botës po afron. Duhen edhe dy javë që të nisë “Rusi 2018”, me ndeshjen e parë që do të luhet mes vendit mikpritës dhe Arabisë Saudite, në 14 qershor.

Ditën e dytë do të luhet supersfida mes Portugalisë dhe Spanjës, për grupin B. Në 28 qershor do të përballet Anglia me Belgjikën e kështu me radhë.

Por, kush është slogani i secilës skuadër pjesëmarrëse në këtë Botëror? Zbulojeni më poshtë.

Uruguaji – Shkëlqen dielli në Rusi, qielli është i gjithi i kaltër

Gjermania – Së bashku do të shkruajmë historinë

Argjentina – Të bashkuar për një ëndërr!

Belgjika – Djaj të kuq me një mision

Brazili – Më shumë se 5 yje, 200 milionë zemra

Kolumbia – 1 ëndërr, 3 ngjyra dhe 50 milionë zemra

Kroacia – Vend i vogël, ëndrra të mëdha

Egjipti – Përpara Faraonëve, të gjithë duhet të ngrihen në këmbë

Spanja – Së bashku jemi të pamposhtur

Franca – Forca juaj, pasioni ynë!

Anglia – Të kthehemi triumfues!

Portugalia – E kaluara, lavdi; e tashmja, histori

 Rusia – Luajmë me zemër

Suedia – Të bashkuar për Suedinë!

Zvicra – 4 gjuhë, një komb

Related posts

Golat më të bukur të Messit, në kampionatin spanjoll për sezonin 2017-2018-të (VIDEO)

Sadik.Autor

Legjenda e Barcelonës: Nuk e shoh Neymar te Real Madrid

Q.Autor

PO VUAN NË KËTË FILLIM SEZONI/ Manchester United ka objektiv 2 sulmues për në janar, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment