Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Abramovich bëhet izraelit për t’u kthyer në Angli

Roman Abramovich duket se ka gjetur një zgjidhje për t’u kthyer në Britaninë e Madhe pasi qeveria angleze nuk i ka rinovuar vizën, për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me Vladimir Putin. Por, falë origjinës së tij, ai mund të marrë një pasaportë izraelite dhe të kthehet te Chelsea.

Izraeli, në fakt, nuk është në lustën e zezë të qeverisë angleze. Një gjetje origjinale, që mund ta lejojë presidentin e “Bluve” të kthehet shumë shpejt dhe të merret me bizneset e shumta që ka në Britaninë e Madhe. Por edhe për të mbyllur çështjen e trajnerit të ri, që duhet të jetë Maurizio Sarri.

Ky lajm ka bërë xhiron e botës dhe ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale. Një nga këto ka vënë në dukje se Abramovich do të bëhej më i pasuri i Izraelit, ndërsa një tjetër, tifoz i Maccabi Netanya, ekip i kategorisë së dytë, i ka kërkuar të blejë skuadrën e tij të zemrës.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

KËRKOHET NGA MILAN DHE JUVENTUS/ Marotta: Është një lojtar premtues, duam ta marrim në ekip

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FROSINONES/ Bonucci: Kjo ndeshje na ka shërbyer për të…

Delo.autor

DY BARAZIME RRADHAZI/ Skuadra e Kloppit “ngec” edhe ndaj West Hamit

Delo.autor

Leave a Comment