Sport Të tjera

Kvitova e Wozniacki në raundin e dytë të Roland Garros, eliminohet Azarenka

Në Paris, janë luajtur sot takimet e para të raundit të parë të grand slemit të Roland Garros për femra në tenis, një ditë që ka dhuruar edhe surpriza, siç është eliminimi i bjelloruses Victoria Azarenka, që u mund 2-0 (7-5, 7-5) nga çekja Katerina Siniakova. Në turin e dytë avancon edhe një tjetër teniste çeke, Petra Kvitova, numri 8 në botë, që mundi me përmbysje 2-1 Cepede Royg (3-6, 6-1, 7-5).

Pa probleme avanvon në raundin e dytë tenisja daneze Caroline Wozniacki, numri 2 në botë, që mundi 2-0 (7-6, 6-1) amerikane Danielle Collins, një ndeshje që ishte me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej danezja tregoi klasin e saj. Nuk zhgënjen numri 6 në botë, çekja Karolina Pliskova, që fitoi derbin me B.Krejcnikova, duke fituar 2-0 (7-6, 6-4).

Për shkak të shiut që nisi sot në mbrëmje, është shtyrë për nesër ndeshja e ruses Maria Sharapova, ndërkohë që avancon më tej çekja Lucie Safarova (mundi 2-0 francezen Pochet). Një fitore të lehtë arriti tenistja spanjolle Carla Suarez Navarro, që dliminoi serben Konjuh (2-0), ndërkohë që janë eliminuar estonezja Kaia Kanepi dhe rusja Elena Vesnina.

Related posts

FOTOLAJM/ Merr formë kompleksi i ri i ekipeve kombëtare, mbulohet tribuna

Delo.autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Manchester City gati 60 milionë euro për të afruar mbrojtësin 18-vjeçar…

Delo.autor

TORINO-MILAN/ “Kuqezinjtë” rrezikojnë ndjeshëm Championsin, ja goli që pëson (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment