Gossip Sport

Ylli i Manchester United i jep fund beqarisë

Victor Lindelof i ka dhënë beqarisë. Mbrojtësi i Manchester United ka kurorëzuar dashurinë me martesë ditën e djeshme me partneren e tij, Maja Nilsson.23-vjeçari u transferua në “Old Trafford” nga Benfica verën e kaluar. Partnerja e tij 24-vjeçare vendosi që t’a shoqërojë atë pasi u transferua për të luajtur në Manchester.

Look at her. My beautiful beautiful WIFE❤️ Mr and Mrs Nilsson Lindelöf.

A post shared by Victor Lindelöf (@victorlindelof) on

Martesa ishte në planet e tyre që verën e kaluar kur ato ishin në Maldive. Çifti suedez vendosi të shkëmbejë unazat në një mjedis të bukur në vendlindjen e tyre, përpara se lojtari t’i bashkohet ekipit kombëtar për t’u përgatitur për Kupën e Botës.

Lindelof debutoi me “Djajtë e kuq” në humbjen 2-1 në SuperKupën e UEFA-s ndaj Real Madrid gushtin e kaluar në Shkup. Më pas në Premier League u aktivizua më 14 tetor në barazimin 0-0 ndaj Liverpool në “Anfield”. Gjithsej, 23-vjeçari ka zhvilluar 29 ndeshje në të gjitha garat, për sezonin e tij të parë në Angli nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Related posts

PËRFUNDON “TELENOVELA” TEK NAPOLI/ Hysaj do kalojë tek “Blutë e Londrës” që në…

Delo.autor

Deschamps ul euforinë/ Kemi ende punë, të qëndrojmë me këmbë në tokë…

Sadik.Autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Milan nis kontaktin e parë për yllin brazilian…

Delo.autor

Leave a Comment