Futboll Sport

Fitorja me Shqipërinë, mediat kosovare “tallen” me kombëtaren e Panucci-t

Përfaqësuesja shqiptare pësoi një humbje të thellë 3-0 përballë Kosovës.

Kjo fitore e Kosovës ndaj Shqipërisë erdhi në miqësoren e zhvilluar në stadiumin” Letzigrund” të Zyrihut, i cili ishte i stërmbushur me shqiptarë nga diaspora.

Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi, mediat kosovare kanë folur me superlativa për kombëtaren e drejtuar nga Bernard Challandes.

“Kosova e Challendes nuk di për humbje, nëpërkëmbë Shqipërinë e Panuccit në miqësore”– e titullon “Telegraf” që i referohet 3 fitoreve të arritura që nga ulja në stol e trajnerit zvicerian.

Ndërkohë, “Gazeta Express” është më e drejtpërdrejtë, duke e titulluar: “Kosova e “rreh” Shqipërinë në miqësore”

Related posts

ANÇELOTI FLET “PËRÇART”/ Nuk e dimë kush i gjykon ndeshjet

Delo.autor

FITOJNË ME PËRMBYSJE/ Southampton i prish “festën” Harry Kane

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Tirana: Derbi ekstrem! Ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”

Isa.Autor

Leave a Comment