Futboll Sport

SPECIALE/ “Anija kuqezi” e destinuar për t’u mbytur: Tri shpulla dhe një infrakt në zemër për Christian Panuccin

Poshtëruese, zhgënjim dhe baltosje mund të përkufizohet paraqitja e kombëtares Shqiptare në takimin miqësorë ndaj Kosovës e luajtur në tokën Zviceriane. Rezultati por edhe loja është një kronologji e një eksperimenti të dështuar nga ekipi ynë kombëtarë.

Një skuadër që vetëm e tillë nuk mund të quhet, pa grintë, vizion dhe ide bëri që të pësojmë një humbje 3-0 nga një ekip i krijuar rishtaz vetëm 2 vite më parë si Kosova. Përballja me Norvegjinë e humbur me shifrat minimale në Elbasan Arena 2 muaj më parë ishte padyshim një “këmbanë alarmi” për mënyrën sesi po funksionon ekipi kuqezi. Përballja me Kosovën edhe pse u eksperimentua shumë të lë të mendosh se e ardhmja duket sa misterioze aq edhe e pa shpresë.

Në këto kushte padyshim përgjegjsia maksimale bie mbi rolin e trajnerit Panucci i cili nuk po implementon në skuadër një temperament fituesi siç kishte bërë më parë patrioti i tij Xhani de Biazi. Reparti që vuajti më shumë ishte mbrotja ku për asnjë cast nuk ofroi siguri dhe për më tepër mori 3 gola. Mesfusha si një anije pa busull, e ndërsa sulmi krejt i brisht dhe shterpërues.

Një situatë e rënduar ku duhet reaguar menjëherë pasi destinacioni pritet të jetë katastrofal psa i takon objektivave dhe së ardhmes së një kombi ku ngjarja më e madhe e futbollit shqiptarë u realizua vetëm 2 vite më parë në pjesmarrjen në Europianin “Francë 2016”.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Alaramohet Franca/ Futbollisti i Barcelonës rrezikon Botërorin “Rusi 2018”

Sadik.Autor

MBARON PRITJA/ Juventus e nis pa Sarrin. De Ligt në stol, Dybala me rol të ri në sulm

F.autor

KËRKOHET NGA TRAJNERI NAGELSMANN/ Bayern Munich në kontakte të vazhdueshme me yllin e Premier….

Delo.autor

Leave a Comment