Futboll Sport

Partizani në kërkim për mbrojtës, titullari i ekipit kërkon largimin

Duket se te Partizani do ketë sërish ndryshime në merkaton e verës. Roza e lojtarëve të të kuqve pritet të ketë largime dhe për këtë arsye duhet të ketë edhe afrime në merkato për të plotësuar boshllëqet. Kështu 15 herë kampionët e vendit duket se fillimisht janë vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë pasi Kalari, por ndoshta edhe Kotobelli janë drejt largimit.

Ndoshta të kuqtë në sezonin e ri mund ti besojnë edhe të riut Senad Hysenaj që u afrua nga Vllaznia B në merkaton e dimrit. Një tjetër lojtar që shqetëson te ‘demat’ është edhe Jasir Asani. Një prej protagonistëve të pjesës së dytë të sezonit ka kërkuar largmimin nga ekipi dhe për këtë arsye duhet gjetur zëvendësuesi edhe për të.

Related posts

VIJON KRISJA IGLI TARE-SARRI/ Drekë me skuadrën, drejtori sportiv i vetmi që mungon

Delo.autor

YLLI SHQIPTAR TAKON KUZHINIERIN MË TË FAMSHËM NË BOTË/ Cikalleshi provon “biftekun e larë në ar” tek Nusret (VIDEO)

Delo.autor

DOLI NGA FUSHA E LOJËS I NERVOZUAR/ Reagimi i Bajramit pas humbjes ndaj Polonisë i çudit të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment