Futboll La Liga Sport

U pendua që nuk besoi te talenti/ Reali i Madridit, përgatit rikthimin e sulmuesit…

Pas vetëm 1 viti Mariano Diaz mund të rikthehet te Reali i Madridit. Sulmuesi nga Republika Domenikane i cili shkëlqeu në sezonin e tij të parë me fanellën e Olymique Lyon duke realizuar 21 gola në 42 ndeshje, pëlqehet shumë nga trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane i cili dëshiron ta ketë sërish në skuadrën e tij Marianon.

Diaz nëse transferohet te Reali i Madridit gjatë kësaj vere mund të ketë në skuadër të njëjtin rol si Alvaro Morata përpara 2 sezonesh me sulmuesin spanjoll që në atë periudhë ishte një alternativë shumë e mirë për titullarët e sulmit.

Megjithatë kartoni i sulmuesit të cilin e shiti për vetëm 8 milionë euro te Lyon mund ti kushtojë shtrenjtë Realit të Madridit sepse tashmë vlera në merkato e Mariano Diaz kap shifrën e 40 milionë eurove.

Related posts

FIFA “pastron” Botërorin nga dopingu rus: S’ka gjurmë në futboll!

Sadik.Autor

Owen: “Kam thënë në fillim të edicionit, Real Madridi mund ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve”

Sadik.Autor

Sanchez, futbollisti më i paguar në histori të Premierligës

Q.Autor

Leave a Comment