Futboll Seria A Sport

Buffon arrin akordin me PSG, por transferimi varet nga UEFA

Është gjithçka një çështje e mbyllur. Gianluigi Buffon i ka thënë po Paris Saint Germain dhe ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit francez për një kontratë 2-vjeçare nga e cila pritet të përfitojë 8 milionë euro në sezon.

Edhe pse marrëveshja mes palëve është arritur prej disa ditësh martesa mes tyre nuk mund të celebrohet ende për faktin se Buffon është në pritje të përgjigjes së UEFA-s, nëse do të skualifikohet ose jo për reagimin e ashpër që pati ndaj gjyqtarit Oliver në fund të sfidës ndaj Realit të Madridit në Champions League.

Nëse bëhet realitet frika më e madhe e Buffon që është një dënim ekzemplar nga ana e UEFA-s atëherë kalimi i tij tek Paris Saint Germain mund të dështojë pasi 40-vjeçari italian po transferohet në Francë me një objektiv të vetëm të provojë sërish për të fituar trofeun e UEFA Champions League, këtë herë me fanellën e PSG pasi me atë të Juves nuk ia doli dot.

Related posts

GAFA AMATORESKE E PORTIERIT TË KOSOVËS/ I dhuron fitoren skuadrës kundërshtare (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Fernando Alonso “lamtumirë” McLaren në fund të sezonit

Sadik.Autor

Emery hedh poshtë spekulimet: Tifozët e PSG e duan Neymarin

Q.Autor

Leave a Comment