Sport Të tjera

Rrëfehet Roger Federer/ Ndihem sikur jam 10 vjet më i ri

Pavarësisht se është 36 vjeç dhe drejt fundit të karrierës, tenisti zviceran Roger Federer ka deklaruar se ndihet ende i ri, në formë dhe gati për t’u rikthyer në fushë pas pushimeve që po kalon. Numri 2 në botë vendosi që edhe këtë vit të mos luajë në fushat me dhè, për t’u rikthyer në sipërfaqen e tij të preferuar, atë me bar, ku do të tentojë të triumfojë në grand slemin e Wimbledon.

Fituesi i 20 grand slemeve dhe 97 turneve në karrierën e tij mezi po pret të duelojë sërish për titull. “Ndihem në formë dhe i ri, sikur kam vetëm 5-6 vjet që luaj tenis. Koha fluturon për të gjithë dhe jam argëtuar shumë në këto 20 vite që luaj tenis, por ndihem njësoj si para 20 vitesh. Por e di që jam 36 vjeç edhe pse do të doja të kisha mundësi të luaja më shumë”, tha Federer për mediat zvicerane.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Besiktas duhet të paguajë € 34,000 gjobë për macen që ndërpreu lojën

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen siguron “pole position” në Abu Dhabi. Zhgënjen Ferrari

Delo.autor

FITORE ME PËRMBYSJE/ Ferencvaros i Myrto Uzunit trondit Celtic duke e eliminuar nga Championsi

Delo.autor

Leave a Comment