Futboll La Liga Sport

Real Madrid ka gjetur pasardhësin e Modric te Tottenham

Mesa duket Real Madrid ka përzgjedhur Christian Eriksen si kandidatin kryesor për të zëvendësuar eventualisht Luka Modric.

Mesfushori Modric ka që prej 2012 që luan te Real pas transferimit nga Tottenham dhe ka fituar katër tituj Champions League me gjigantët spanjollë.

32-vjeçari akoma nuk është drejt fundit – siç e demonstroi edhe gjatë finales të së shtunës ku fitoi 3-1 ndaj Liverpool – por drejtuesit e Real Madrid janë të vetëdijshëm se eventualisht mosha do ta ulë rendimentin e tij fantastik.

Tani mendohet se një transferim për Eriksen është prioritet, me Real që mesa duket po përgatitet të bindë danezin për të qenë e ardhmja e mesit të fushës.

Real me shumë mundësi nuk do të bëjë një lëvizje për Eriksen këtë verë pasi kanë disa gjëra të tjera për të rregulluar – Los Blancos janë në kërkim të një sulmuesi, portieri, mbrojtësi të djathtë dhe një qendërmbrojtësi.

Related posts

Inter, krijohet super mbrojtja për Champions League

Sadik.Autor

SEZONI I TURBULLT TEK REAL MADRIDI/ Isco del publikisht kundër trajnerit Solari

Delo.autor

FRIKË NGA KORONAVIRUSI/ Federata Angleze e Futbollit marrin vendimin e papritur

Delo.autor

Leave a Comment