Formula 1 Sport

Valtteri Bottas, optimist për rinovimin me Mercedesin

Nëse për Lewis Hamilton rinovimi i kontratës me Mercedesin duket thjesht çështje formaliteti, e kundërta vlen për Valtteri Bottas, për të cilin ende nuk ka asgjë konkrete.  Finlandezi arriti që në fillim të sezonit të kaluar të zinte vendin e kampionit të botës, Nico Rosberg, i cili vendosi të tërhiqej.

Pas një periudhe përshtatjeje me ambientin e ri, duket se Bottas i bindi të gjithë, duke treguar që ishte një pilot i vendosur, konkret dhe fitues. Në një intervistë të fundit piloti i Mercedesit ka foluar rreth situatës së rinovimit të kontratës. 28-vjeçari u shfaq i qetë sa i përket kësaj çështjeje, madje ai deklaroi se bisedimet mes palëve kanë fare pak ditë që kanë nisur.

Ndër të tjera, Bottas shtoi se, nëse vazhdon t’i bëjë gjërat mirç, nuk arsye për t’u shqetësuar, teksa shtoi se do t’i pëlqente që ta merrte vesh sa me shpejt se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij. Finlandezi synon të qëndrojë te Mercedesi edhe për dy sezone të tjera.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Leonardo shpjegon ARSYEN E LARGIMIT të Andre SILVËS

Isa.Autor

TRONDITET MILAN/ UEFA merr dosjen nga KAS, “DJALLI” ndëshkohet brenda vitit

Isa.Autor

GATI NJË TJETËR STADIUM I RI/ Duka takohet me kryetarin e bashkisë, ja impianti ku do investohet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment