Futboll Sport

Kontratat mbeten peng i gjyqit në CAS, e ardhmja e Skënderbeut ende në pikëpyetje

Çështja e trukimeve që do të shqyrtohet tani në KAS pritet që të zbardhë shumë pikëpyetje të Skënderbeut për mënyrën sesi do të bëhen përgatitjet e sezonit të ardhshëm, por edhe për të ardhmen e disa lojtarëve që janë në mbarim të kontratës me bardhekuqtë.

Klubi tashmë ka për qëllim që menjëherë sapo të dalë vendimi i KAS-it për pjesëmarrjen e mundshme në Europë të fillojë menjëherë rinovimet e kontratave me lojtarët. I pari në listë pa dyshim që është Sabjen Lilaj, mesfushori që ka zhvilluar sezone të shkëlqyera me bardhekuqtë. Skënderbeu është gati të ofrojë për Lilajn rinovim kontrate edhe për një vit me klauzolë që nëse do të ketë ofertë nga jashtë, lojtari nuk do të pengohet nëse ai është i bindur se është sistemimi i duhur për të.

Kjo pritet që të sigurojë për Skënderbeun blindimin e një lojtari tepër të rëndësishëm. Pas Lilajt do të jetë radha e lojtarëve të tjerë që janë pa kontratë me klubin, si Osmani, Radas apo edhe Mici që të flasin për të ardhmen si pjesë e Skënderbeut.

Related posts

TRAGJIKE/ Kanceri i merr jetën gjyqtarit të njohur në Angli

Q.Autor

E PABESUESHME/ Për çfarë duhen tifozët? Gjysma e klubeve të Premier League nuk kanë nevojë për…

Isa.Autor

LA LIGA/ Barcelona përballet me Villarreal, Messi pritet të luajë si titullar

Delo.autor

Leave a Comment