Futboll Seria A Sport

Timo Werner, emri i ri për sulmin kuqezi…

Të kalosh nga Stuttgart te RB Leipzig është pak a shumë si të largohesh nga Napoli për të luajtur te Juventus! Milan i pëlqen lojtarët e tillë dhe si rezultat emri i ri që po lakohet për një kalim në sulmin e kuqezinjve është ai i Timo Werner, teksa po shtohet “thashethemi” Gonzalo Higuain.

“Do të marrim një qendërsulmues të rëndësishëm pavarësisht asaj që do të ndodhë me UEFA-n,” – ka përsëritur drejtori sportiv i Milan, Massimilano Mirabelli duke mbajtur gjallë shpresat e tifozëve për një numër 9 të mirëfilltë.

Milan ka kërkuar informacione edhe për Zaza dhe Ciro Immobile. Për të parin është përfolur për një shkëmbim me Bacca, për të dytin mendohet se misioni është i pamundur prej rezistencës së Lotito, kësisoj emri i gjermanit Werner është më i mundshmi për Milan, sepse duket se lojtari që do të luajë në “Rusi 2018” i ka thënë “po” idesë për t’u transferuar në Serie A.

Related posts

SPEKTAKËL NË “PREMIER”/ Leicester dhe Man United ndajnë nga 1 pikë (VIDEO-GOLAT)

F.autor

NATIONS LEAGUE/ Zhgënjim total, rekordmeni Ramos humbet 2 penallti ndaj Zvicrës (VIDEO)

Delo.autor

Maradona kërkoi katërfishin e pagës, arabët “e braktisin” ish-legjendën e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment