Futboll Sport

Xherdan Shaqiri transferohet te gjigantët e futbollit turk

Pas Zvicrës, Gjermanisë, Italisë dhe Anglisë, Xherdan Shaqiri mund ta provojë edhe futbollin turk.
Anësori me prejardhje nga Kosova, është një nga lojtarët më të kërkuar këtë verë, pas rënies nga Premierliga të Stoke City.

Shaqiri do të largohet nga Stoke City, skuadër kjo që nuk arriti të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

Largimi i Shaqirit ka ‘alarmuar’ shumë skuadra në Evropë, që kërkojnë transferimin e tij.

Më afër për të realizuar këtë transferim, duket se është gjiganti turk, Galatasaray.

Kampionët e Turqisë kanë objektivin kryesor transferimin e Shaqirit gjatë verës pasi synojnë të prezantohen sa më mirë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

26 vjeçari ka qenë njeriu kryesor nëpër ballinat e gazetave turke të cilat po e bëjnë të kryer transferimin e tij te Galatasaray.

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim e pëlqen shumë lojën e Shaqirit dhe ka kërkuar me çdo kusht transferimin e tij.

Related posts

UEFA “tradhton” vendimin për Skënderbeun dhe zyrtarizon Kukësin në vazon e parë të Championsit

Sadik.Autor

REAL MADRID-ALAVES/ “Los Blancos” synon fitoren e rradhës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Ja 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për femra

Delo.autor

Leave a Comment