Futboll Sport

Mbrojtësi i Laçit drejt shtetit fqinj/ Kurbinasit nuk e bindin dot kryeqytetasin

Harallamb Qaqi mund të quhet një histori e mbyllur për Laçin, pasi kurbinasit kanë mbyllur zyrtarisht marrëveshjen me mbrojtësin kryeqytetas duke mos bindur këtë të fundit për të qëndruar edhe për një sezon në ekip.

Ndërkohë që sot ka nisur zyrtarisht merkatoja, ka të reja lidhur me të ardhmen e 24-vjeçarit. Për të ka ardhur një ofertë nga klubi i Larisës në Greqi. Mësohet se ka qenë presidenti i klubit grek që ka shprehur dëshirën për të patur mbrojtësit duke i bërë një ofertë zyrtare.

Nuk dihet se cili do jetë vendimi i ishit të kurbinasve, vendim i cili pritet të mësohet ditët në vijim pasi lojtari duhet thënë është në kushtet që mund të zgjedhë pas një supersezoni te Laçi, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura.

Related posts

E PAZAKONTË NË BUNDESLIGA/ Portieri i Bayer Leverkusen bën gafën e vitit, shikoni golin e pësuar (VIDEO)

Delo.autor

Me valixhe në duar…, ja “efekti domino” i trajnerëve për gjigandët e Europës

Sadik.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Mbledhja e Komisionit të Etikës, ja çfarë u vendos për Bylis-Tirana

Delo.autor

Leave a Comment