Futboll La Liga Sport

Vendimi i jetës, goli më i bukur, ushqimi i preferuar…, rrëfehet Leo Messi

Leo Messi është përgjigjur në një intervistë ballë për ballë me pyetjet zyrtare të FIFA-s, për çështjet sportive dhe personale. Aty janë pikasur disa përgjigje, që nuk humbasin dhe tregojnë besnikërinë e tij ndaj Barçës.

Cili ishte vendimi më i mirë i jetës suaj?
Qëndrimi në Barcelonë, kur ishte e komplikuar, për shkak të gjithçkaje që unë jetoj nga distanca.

Stadiumi më i mirë?
“Camp Nou”.

Ushqim më i mirë argjentinas?
Ato të zgarës

Goli më i mirë që keni shënuar ndonjëherë?
Goli nga finalen e Champions-it në Manchester, shënuar me kokë.

Portierët më të mirë, që keni hasur?
Kam luajtur me shumë, por Buffon, Neuer, sigurisht që harroj shumë, por ata janë dy nga më të mirët, gjithashtu Casillas.

Grupi muzikor më i mirë?
Më pëlqen shumë “Los Cafres”, me “Gondwana”.

Destinacioni më i mirë për pushime?
Një ishull që është i qetë, ku nuk ka asnjë tjetër. Aty mund të shijoj familjen dhe qetësinë time.

Gjëja më e mirë për të qenë një lojtar futbolli?
Të jem në gjendje të shijoj profesionin, të cilin e pëlqej që kur isha fëmijë dhe të isha në gjendje ta bëja aty, ku shumë njerëz të shohin ty.

Related posts

(FOTO) Buffon shpallet ‘Atleti i Vitit’, preket nga mesazhi i Casillas

Q.Autor

Rikthimi i madh i Sebino Plakut, Kukësi përgatit ofertën

Sadik.Autor

LUKAKU NË ANGLI? Sulmuesi në radarët e ekipit që…(DETAJE)

Delo.autor

Leave a Comment