Futboll Sport

Klubi i Kategorisë së Parë kërkesë Ardjan TAKAJT: Po u përjashtua Korça, eja investo te ne

E gjithë vëmendja e klubit të Skënderbeut është përqëndruar drejt CAS-i, aty ku do të dalë vendimi final për sa i përket përjashtimit ose jo për 10 vite nga Kupat e Europës. Shumë aludime, por asgjë zyrtare. Edhe pse ai vetë ka konfirmuar të kundërtën, disa zëra e largojnë presidentin Ardjan Takaj nga drejtimi i klubit korçar.

Sot, është një ekip i Kategorisë së Parë që i bën thirrje kreut të Skënderbeut që të investojë te ata. Bëhet fjalë për klubin e Burrelit që përmes një postimi në rrjetet sociale i kërkon presidentit Takaj: “Duke qenë se jemi një klub që kërkojmë investitorë privat, i bëjmë thirrje presidentit të Skënderbeut, Takajt që të marrë në konsideratë edhe klubin e Burrelit për të investuar në qoftë se Korça përjashtohet nga eventet europiane. Jemi një qytet me histori të madhe për sa i përket futbollit dhe jemi një klub që funksinojmë zinxhirë bashkë me akademitë U-13; U-17; U-21“, shkruhet në kanalin zyrtar të klubit matian.

Related posts

“SUPER LEAGUE” ISHTE GABIM”/ Gazidis e pranon: Premier League ka krijuar diferencë

Delo.autor

“SHKO PIRDHU” DHE TËRHEQJE VESHI PËR MESSIN/ Kush është gjyqtari holandez që bën të heshtin yjet e futbollit

Delo.autor

DOPIETA NDAJ UDINESES/ Shikoni klasin e Kean në një prekje topi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment