Futboll Sport

Dalipi shumë pranë largimit, Partizanit i “troket në derë” trajneri i ri

Që nga përfundimi i sezonit është folur shumë gjatë për mundësinë e largimit të Klevis Dalipit nga drejtimi i skuadrës së Partizanit. Edhe pse tekniku elbasanas ka kërkuar në shumë forma votbesimin edhe për sezonin e ardhshëm, duke se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Së fundmi mësohet se në Tiranë ditët e ardhshme do të vijë Mario Tokiç emri i teknikut që është folur prej kohësh se mund të marrë “frerët” e “Demave”. Tekniku do takohet me drejtuesit dhe do të prezantojë planin që ka qoftë për ecurinë në kampionat, që është gjeja kryesore për të kuqtë ashtu dhe dëshirat për merkaton.

Pas kësaj do të jenë drejtuesit që do thonë fjalën e fundit, bazuar në buxhetin që Tokiç do kërkojë për të vënë në jetë planin apo dhe shumë detaje të tjera lidhur merkaton e verës. Por kroati nuk është i vetmi, pasi për Partizanin janë vetëofruar për të marrë postin e trajnerit, persona të cilët do vlerësohen nga drejtuesit ditët në vijim.

Related posts

Botërori, Paul Pogba merr rrugën e vështirë te “Gjelat’

Sadik.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Goli i parë sezonal, Isco ndëshkon Valencian (VIDEO)

Delo.autor

SHOW DHE SPEKTAKËL/ Sfida Mayweather-Nasukawa, ja rregullat se si do të zhvillohet dueli

Isa.Autor

Leave a Comment