Futboll Seria A Sport

Bayern Munich “peshkon” te Milani, kërkon t’i marrë mbrojtësin titullar

Kroati Robert Kovac tashmë po përgatit stafin e Bayern Munich për sezonin 2018-2019. Trajneri i ri i bavarezëve e ka hedhur shikimin te një njohje e vjetër e Bundesligës, Ricardo Rodriguez, për të mbuluar largimin e mundshëm të Juan Bernat.

Mbrojtësi spanjoll ka qenë në gjendje të luajë vetëm 12 ndeshje në sezonin që u mbyll, për shkak të lëndimeve të vazhdueshme. Ricardo Rodriguez mund të kthehet në një ekip kampion në Gjermani, që ai e di shumë mirë çfarë do të thotë kjo, pasi ka luajtur pesë sezone e gjysmë te Wolfsburg.

Lojtari i kombëtares së Zvicrës, që bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në Bundesligë, madje fitoi edhe një Kupë Gjermane, verën e kaluar nënshkroi një kontratë me Milanin deri në vitin 2021. Në sezonin e tij të parë si kuqezi ka luajtur 47 ndeshje, 46 prej të cilave në “vijën e parë”.

Por, fakti që Milani mund të përjashtohet nga Europa, nëse dështon të përmbushë “fair play financiar”, sipas rregullave të UEFA-s, mund ta bëjë atë të largohet nga “San Siro”. Ai duket se është zgjedhja e parë për Bayern Munich, pasi hoqi dorë nga Jonas Hector, i cili rinovoi me Këln. Në klubin bavarez, zvicerani do të duhet të konkurrojë për të njëjtin rol me Alaba.

Related posts

Trajneri i TIRANËS befason me formacionin titullar, Cungu rikthen në pankinë “mistrecin” e verilindorëve

Isa.Autor

Vllaznia në Kategorinë e Parë, reagon Edi Martini: Bota është e rrumbullakët FK Partizani

Sadik.Autor

Shpërthen Martinez/ Ajo që ka thënë për Guardiolën nuk do i pëlqejë aspak trajnerit spanjoll

Q.Autor

Leave a Comment