Futboll Sport

“Senatorët” e Barcelonës kërkojnë rikthimin e shokut!

Futbollistët e Barcelona kanë kërkuar nga klubi që të rikthejë Thiago Alcantara, në momentin që kanë mësuar se Bayern Munich mund të lejojë largimin e tij. Trajneri i ri i Bayern Munich, Niko Kovac, ka informuar drejtuesit bavarez se 27-vjeçari nuk bën më pjesë në planet e tij.

Gjithsesi, kampionët e Gjermanisë duan të marrin të paktën 70 milionë euro për futbollistin, për të cilin shpenzuan 20 milionë euro në vitin 2013, sepse ishte në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.

Sipas gazetës “Sport”, futbollistët më të rëndësishëm të Barcelonës kanë kërkuar nga presidenti Josep Martia Bartomeu ta rikthejë mesfushorin në “Camp Nou”.

Thiago, i rritur në akademinë e Barcelonës, do ta pranonte me kënaqësi rikthimin në Katalonjë: “Barcelona është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia ime, pavarësisht se një futbollist lëviz shumë gjatë karrierës së tij.”

Related posts

“ZGJOHEN” SULMUESIT E TIRANËS/ Muçi dhe Avdijaj, shkëndijat e para për ofensivën “Bardheblu”

Delo.autor

NISIM ME HUMBJE ELIMINATORET E EUROPIANIT/ Finlanda mposht Shqipërinë në breshërin e Elbasanit

F.autor

E BUJSHME/ Legjenda e Barcelonës konfirmon largimin e Mesit me një postim në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment