Futboll Sport

Tifozët francezë i dalin në krah Balotelit për racizmin: Lëkurë e zezë, gjak i kuq, këtu je… (FOTO)

Në miqësoren që Italia luajti disa ditë më parë ndaj Arabisë Saudite, tifozët italianë shprehën sërish racizmin e tyre për Mario Balotelin, ku në një baner, shkruhej: “Kapiteni im ka gjak italian!”, si një shenjë revolte se ata nuk do donin që Super Mario të mbante shiritin e kapitenit te kombëtarja e Italisë.

Përgjigja e Balotelit nuk vonoi, duke thënë se jemi në vitin 2018, dhe njerëzit duhet të zgjohen pas diçkaje të tillë. Por, në miqësoren e mbrëmshme në Nicë, ku Italia luajti ndaj Francës, ishin pikërisht tifozët vendës të Nicës, ku Balo edhe luan, që shkruanin në një banderolë: “Lëkurë e zezë, gjak i kuq. Mario, këtu je kapiten.” Gjithsesi, policia nuk e lejoi këtë banderolë të futej në stadium, por tifozët e shfaqën edhe jashtë në rrugët pranë stadiumit.

Related posts

PREZANTOHET TEK TORINO/ Portieri Berisha: Është një klub i madh, ju tregoj kush më frymëzon

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Dunga si Ibra tripletë “magjike” ndaj “Demave”

Delo.autor

REAGON MBI KORET RACISTE/ Mbrojtësi Chiellini: Koulibaly? Më vjen turp për atë që ka ndodhur

Delo.autor

Leave a Comment