Futboll La Liga Sport

Zidane mesazh lamtumire në “Whatsapp”, ja cili yll i Realit e “injoroi”

Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajner i Realit të Madridit. Tekniku francez doli në konferencë për shtyp para pak ditësh, ku komunikoi largimin nga skuadra Merengues.

Në ditën e largimit të Zidane, 45 vjeçari ia komunikoi futbollistëve lajmin në grupin e hapur në rrjetin social “Whatsapp”.

“Faleminderit per gjithcka. Pa mbështetjen tuaj në momentet më të këqija, asgjë nuk do të kishim mundur. Ne do ta shohim njëri-tjetrin së shpejti. Përqafime.” -u tha ai lojtarëve të tij në “WhatsApp”.

Sipas “Daily Mirror”, futbollistët iu përgjigjen mesazhit të Zizu përveç heroit të Ligës së Kampionëve të Madridit, Gareth Bale. Një reagim që vendos në pah marrëdhënien midis palëve, që vitet e fundit ka pasur një krisje.

Pas këtij vendimi nuk dihet akoma e ardhmja e Bale që kërkohet nga një numër i madh skuadrash, dhe në merkaton e verës mund të ndryshoj fanellë.

Related posts

Mediat spanjolle zbulojnë “skandalin” tek kombëtarja e Spanjës (VIDEO)

Isa.Autor

REVOLUCION TEK “ZIKALTËRIT”/ Jo vetëm Antonio Conte, nga Inter-i largohet edhe…

Delo.autor

Babai i Marek Hamsik trondit Napolin: Me 60% do të ikë në Kinë

Sadik.Autor

Leave a Comment