Futboll Sport

Formacioni ndaj Ukrainës, Panucci ndryshon gjysmën e skuadrës

Shqipëria ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Evian, në stadiumin ku do të luhet miqësorja e nesërme ndaj Ukrainës, në orën 16:00. Cristian Panucci e pati grupin e plotë në dispozicion, por puna sot konsistoi më shumë në një seancë shkrydhëse, ndërsa pati edhe një ndeshje brenda familjes.

Ashtu siç e pranoi edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes, Panucci do të bëjë disa ndryshime në formacion, ku ndryshe nga ndeshja me Kosovën, do të ketë në fushë më shumë eksperiencë.

Kështu në portë pritet të konfirmohet sërish Berisha, ndërsa në mbrojtje, nga ndeshja me Kosovën nuk do të ndryshojë vetëm Hysaj dhe Gjimshiti. Kjo pasi vendin e Veselit pritet ta marrë një ekspert si Mavraj, ndërsa në të majtë do të luajë Ermir Lenjani, i rikuperuar tërësisht tashmë.

Në mesin e fushës do të ulet në stol Qaka, ndërsa në vend të tij do të zbresë në fushë Sabien Lilaj, për të plotësuar treshen me Ndojin dhe Ramadanin. Sa i përket sulmit, pritet që në qendër të luajë si titullar Rey Manaj, ndërsa në krah ka ende dyshime.

Paraprakisht si titullarë janë eksperimentuar Roshi dhe Abazaj, por ka fituar shumë terren edhe anësori i Skënderbeut, Enis Gavazaj, që me shumë gjasa do ta nisë nga minuta e parë sfidën e nesërme.

Ja formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani; Ramadani, Ndoj, Lilaj; Roshi, Abazaj, Manaj

Related posts

Ajo që ndodhi në fushë, mbetet në fushë – shikoni çfarë bën Ronaldo dhe Buffon pas ndeshjes

Sadik.Autor

TURPI NUK NJEH KUFIJ/ Shikoni veprimin e fundit nga klubi i Barcelonës. Paguan… (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen optimist për titullin: Kjo makinë është me “krahë”

Delo.autor

Leave a Comment