Bundesliga Futboll Sport

Çmenduria e Riberisë, orë 120.000 euroshe (FOTO)

Frenk Riberi, mesfushori i Bajernit të Mynihut, ka bërë një shpenzim marramendës. “Veterani” i bavarezëve, paga vjetore e të cilit i afrohet 15 milionë eurove, ka udhëtuar ditën e djeshme së bashku me mikun e tij Lusien për pushime. Në kyçin e francezit, ndërkaq, është parë një orë me vlerë 120.000 euro: po aq e shtrenjtë sa një apartament në Gjermani.

Lojtari i rekordmenëve të Bundesligës (tetë herë është shpallur kampion që kur ka veshur fanellën e skuadrës nga Mynihu) u akomodua në aeroplan “nën shoqërinë” e orës me model RM 11-03 të dizajnuar nga Riçard Milli (një prodhim i limituar, prej 150 copësh, për 50-vjetorin e Zhan Tod, presidentit të FIFA-s).

Related posts

“MOS U DORËZO”/ Terapisti i Kombëtares me COVID-19, “Kuqezinjtë” i dedikojnë një fanellë speciale (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“Çmendet” Mourinho/ Man United ofron një “mal” me para për mbrojtësin e Anglisë

Isa.Autor

ÇFARË NDODH TEK TIRANA? Halili “kriset” me Shehin, në Durrës kulmi mes palëve

F.autor

Leave a Comment