Futboll La Liga Sport

Negociatat drejt fundit, Valencia shumë pranë Hazardit

Valencia ka trokitur në derën e Borussia Munchengladbach për yllin e ekipit Thorgan Hazard.

Ëndrra e tij është Premier League, por e ardhmja e afërt e belgut mund të jetë në Spanjë.

Sipas Mundo Deportivo, mesfushori Hazard është shumë pranë transferimit te Valencia. Një takim i parë është zhvilluar tashmë mes përfaqësuesve të Hazard dhe klubit, raporton gazeta spanjolle.

Vlera e operacionit nuk është e lirë, pasi gjermanët kërkojnë plot 30 milionë euro për yllin e ekipit. Gjithsesi, ai është shumë herë më i lirë se objektivi kryesor i Valencia-s, portugezi Goncalo Guedes.

PSG kërkon rreth 80 milionë euro për të, një shifër e papranueshme për një klub si Valencia.

Related posts

BEFASON COURTUA: “Franca antifutboll, më mirë të na mundte Brazili”

Isa.Autor

Buffon prezantohet te PSG: Do të provoj të jem një portier i madh përsëri

Sadik.Autor

MUNGESA TË SHUMTA/ Covid-19 “masakron” ekipin rumun përpara Europa League, janë infektuar…

Delo.autor

Leave a Comment