Futboll Premier League Sport

Mourinho ofron Pogba për yllin e Real Madrid

Objektivi i Manchester United Gareth Bale raportohet se mund të transferohet në Old Trafford falë një shkëmbimi të bujshëm me Paul Pogba.

Ylli i Real Madrid ka kohë që përflitet për një kalim te Djajtë e Kuq, me Jose Mourinho që po mundohet të shesë lojtarin e përfaqësueses së Uellsit.

Bale, 28 vjeç, i ka dhënë shpresa United pas finales së Champions League, me sulmuesin që pretendoi se mund të largohej nga Los Blancos për të luajtur rregullisht.

Dhe sipas mediave spanjolle, Mourinho e kërkon me çdo kusht Bale.

Ato raportojnë se trajneri i United është gati të përfshijë Paul Pogba plus para për shërbimet e ish-yllit të Tottenham këtë verë.

Djajtë e Kuq janë të bindur se Pogba është një lojtar i pëlqyer nga Florentino Perez, dhe falë tij do të ishin në gjendje ta merrnin Bale me një çmim të mirë.

Related posts

Ftesë pas golit me Kukësin, ja si ylli i Luftëtarit bindi Panuçin

Q.Autor

PAS HUMBJES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Cungu: Tensioni është prezent, me atë që dha ekipi…

Delo.autor

NGA CIKALLESHI TEK TAULANT XHAKA/ Transferime rekord, 5 “legjionarët” sistemohen për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment