Futboll Sport

Te Partizani të gjithë të heshtur gjatë ditëve të merkatos, lojtarët marrin “arratinë”

Gjendja te klubi i Partizanit duket se është mjaft e rënduar, situatë e krijuar pëgjatë gjithë kampionatit për shkak të ecurisë negative të të kuqve dhe mos plotësimi të objektivave.

Ndërkohë që të gjitha skuadrat e tjera të Superligës, por jo vetëm kanë nisur punën me merkaton, kjo gjë duket se nuk po ndodh te kryeqytetasit. Asnjë lëvizje, asnjë njoftim për lojtarët se ku do fillojë puna për sezonin e ri, asnjë hyrje-dalje, asnjë rinovim.

Këto dhe shumë çështje të tjera duket se nuk kanë marrë një përgjigje nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë lënë të qetë lojtarët të marrin “arratinë” në këto ditë vere, pa i njoftuar këta të fundit se çfarë do bëhet për të ardhmen.

Related posts

KANË HUMBUR SHKËLQIMIN/ Ja arsyet përse Lopetegui nuk po “shkëlqen” tek REALI

Isa.Autor

Sarkazma i kushton 1,000 € skuadrës italiane

Sadik.Autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Sherr mes skajeve të renditjes, plas rebelimi në Angli

Delo.autor

Leave a Comment