Futboll Sport

Partizani nis planin për sezonin e ri, “demat” kërkojnë ish-trajnerin e Luftëtarit

Skuadra e Partizanit ende nuk ka asnjë afrim në këtë merkato. Pasi kanë zhvilluar një sezon aspak të mirë, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 5-të, të kuqtë nuk kanë filluar ende nga puna për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit kërkojnë t’ia japin një shans Klevis Dalipi, pasi tekniku shpesh është shprehur se ka nevojë për ta nisur sezonin që nga fillimi për të përshtatur idetë e tij.

Mirpo një tjetër emër i përfolur për të marrë “timonin” e 15 herë kampionëve të vendit është edhe ish-trajneri i skuadrës së Luftëtari dhe Kukësit Mladen Milinkoviç.

50 vjeçari ishte objektiv i “demave” për sezonin e shkuar, por tekniku Starova para një viti deklaroi se nuk e pëlqente teknikun serb.

 

Related posts

E PAZAKONTË NGA RUSIA/ Përurohet fusha e krijuar nga gotat plastike të birrës (FOTO)

Delo.autor

PSG FITON NDAJ AMIENS/ Shënojnë Mbappe, Neymar dhe Icardi (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI ME “PLAGË”/ Trajneri Daja provon modul të ri loje

Delo.autor

Leave a Comment