Futboll Sport

Mbrojtësi i AC Milan Cristian Zapata dhe Juan Cuadrado do të jenë pjesë e 23 lojtarëve kolumbianë RUSI 2018

Mbrojtësi i AC Milan Cristian Zapata dhe Juan Cuadrado do të jenë pjesë e 23 lojtarëve kolumbianë që do të udhëtojnë në Rusi, ndërsa sulmuesi i Sampdoria-s Duvan Zapata nuk ka arritur të bëhet pjesë e listës.

Cristian luajti vetëm 12 ndeshje me Milan në Serie A këtë sezon, ndërsa Duvan ka shënuar 11 gola për Sampdorian, prapëseprapë është lojtari Kuqezi ai që meriton një vend në skuadër.

Cuadrado gjithashtu është grumbulluar, ashtu siç pritej, pasi ndihmoi Juventus-in të fitonte një tjetër dopietë titujsh në Itali, ashtu siç janë edhe Sanchez dhe Bacca, që kanë shijuar huazime të suksesshme et Espanyol dhe Villarreal.

Kolumbia do të luajë në Grupin H bashkë me Poloninë, Senegalin dhe Japoninë.

Skuadra e Kolumbisë për Kupën e Botës: Jose Cuadrado, Ospina, Camilo Vargas; Arias, Fabra, Yerry Mina, Mojica, Oscar Murillo, Davinson Sanchez, Cristian Zapata; Aguilar, Barrios, Juan Cuadrado, Lerma, Quintero, James, Carlos Sanchez, Uribe; Bacca, Borja, Izquierdo, Muriel, Falcao

Related posts

Kamza befason Kukësin! Ja rezultati i ndeshjes

Q.Autor

Salah tregon gjënë e parë që ia ka thënë Mourinho pas transferimit te Liverpool

Sadik.Autor

Liverpooli do Donnarummën, por Milani kërkon 70 mln euro

Sadik.Autor

Leave a Comment