Kupa e Botës është një vitrinë e rëndësishme, një skenë ndërkombëtare, në të cilën duan të ngjiten të gjithë futbollistët, të paktën një herë në jetën e tyre. Por, pavarësisht talentit të madh që mund të kenë, kjo kënaqësi po vonon ose nuk do të vijë kurrë.
Lista e të përjashtuarve nga Kupa e Botës është e gjatë, por edhe shumë cilësore. Po flasim për një formacion që ka një vlerë të përafërt me 1 miliard euro dhe që do të ishte favorit për të fituar Botërorin.

