Futboll La Liga Sport

Zyrtare/ Mesfushori spanjoll, Santi Cazorla rikthehet në shtëpi, firmos me…

Santi Cazorla rikthehet në shtëpi. Pas 7 vitesh mesfushori me tipare sulmuese do të jetë sërish pjesë e Villarealit në La Liga, klubit që e lançoi në futbollin e madh.

Me nëndetsen e verdhë Cazorla ka luajtur nga 2003 deri në 2006 dhe nga 2007 deri në 2011-ën. Merr fund kalvari i dëmtimeve për ish mesfushorin e kombëtares spanjolle, i cili nuk luan që nga viti 2016-të për shkak të dëmtimit që pësoi në tendinën e “Akilit”.

Pas 6 sezonesh në moshën 33-vjeçare Cazorla ka lënë Arsenalin për t’u bashkuar sërish me Villarealin.

Related posts

SUPERLIGA/ Jo vetëm Tirana-Partizani: E shtuna ka të tjera sfida surprizuese

Isa.Autor

KLUBI I BARLETI VOLLEY ME TRAJNER TË RI/ Pas 14 vitesh rikthehet në stol Artan Pogoni

Delo.autor

Francë-Argjentinë, ja se çfarë nuk u pa në shkallët e stadiumit

Sadik.Autor

Leave a Comment