Erion Hoxhallari ka rinovuar kontratën me ekipin e Tiranës deri në vitin 2020. Pavarësisht ofertave të shumta që ka pasur nga jashtë, klubi bardheblu ka bindur lojtarin që të qëndrojë në “Selman Stërmasi” për të ndihmuar ekpin për arritjen e objektivave pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.
22-vjeçari qëndroi me 24-herë kampionët edhe pas rënies nga Kategoria dhe ndihmoi në ngjitjen e saj në Superiore këtë sezon. Pas trajnerit Ze Maria, ky është rinovimi i radhës në radhët e skuadrës kryeqytetase.
Vetë klubi bardheblu ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes së rinovimit me shtatëlartin e mbrojtjes.
Postimi i klubit
Erjon Hoxhallari rinovon kontraten bardheblu
Erjon Hoxhallari ka rinovuar sot kontraten qe e mban bardheblu deri ne vitin 2020.
Mbrojtesi i majte eshte pjese e rendesishme e projektit per sezonin e ri. Klubi ka refuzuar disa oferta nga jashte vendit per te firmosur nje tjeter kontrate dy vjecare me Hoxhallarin qe eshte produkt i Akademise bardheblu.