Futboll Premier League Sport

Zyrtare/ Mesfushorin brazilian Fred, transferohet te Manchester United

Tashmë gjithçka është zyrtare, Manchester United ka paguar 60 milionë euro për lojtarin e vet më të ri, mesfushorin brazilian Fred.

Lojtari që do të vijë nga skuadra e Shakhtar Donetsk ka udhëtuar në zyrat qendrore të United për të finalizuar formalitetet e fundit të kontratës së tij.

Fred u largua nga skuadra e Brazilit pas fitores ndaj Kroacisë në Anfield për të kryer vizitat mjekësore dhe për të parë nga afër qendrën stërvitore të United përpara se të kryente fotografitë e publicitetit për klubin në Londër i shoqëruar nga agjentët e tij Fabio Mello dhe Gilberto Silva.

Unitet gjithashtu është duke finalizuar detajet e fundit për mbrojtësin e Porto-s Diogo Dalot, i cili pritet të shkojë në Londër për të nënshkruar kontratën  tij, e cila gjithashtu është pesëvjeçare.

Related posts

Sfida “big”, Nadal-Djokovic përballë në gjysmëfinalen e Romës

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES/ Panucci: Djemtë janë në formë. Nuk kemi frikë nga Turqia

Delo.autor

HISTORIKE/ Barazmi pa gola ndaj Zvicrës, Italia e Mancinit vendos rekord botëror

Delo.autor

Leave a Comment