Futboll Sport

Argjentina ka “frikë”, anulohet ndeshja

Argjentina ka anuluar atë që duhet të ishte miqësorja e tyre e fundit në kuadrin e përgatitjeve për Kupën e Botës 2018, e programuar për të shtunën në Jeruzalem.

Ndeshja duhet të zhvillohej në stadiumin “Teddy Kollek” dhe do të ishte testi i fundit për “çelestët” para fillimit të Botërorit në Rusi, por nuk do të zhvillohet për arsye sigurie.

Situata u tensionua edhe më shumë në momentin që presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit i bëri apel të gjithë tifozëve palestine të digjnin fanellën e Lionel Messi, pasi Argjentina nuk kishte pranuar ftesën e Palestinës për të luajtur me Izraelin.

Ndeshja do të zhvillohen në perëndim të qytetit të Izraelit, një zonë pa palestinezë, por gjithsesi rreziku ishte shumë i lartë. Menjëherë pasi u mësua vendimi i argjentinasve për të mos shkuar në Izrael, palestinezët filluan të festojnë në rrjetet sociale.

Kësisoj, pasi fitoi 4-0 në miqësoren e parë ndaj Haiti, me tre gola të shënuar nga Messi, Argjentina do të shkojë direkt në Botëror. Pra, jo me të gjitha testimet e nevojshme para veprimtarisë në Rusi.

Messi dhe shokët e tij janë në të njëjtin grup me Islandën, Nigerinë dhe Kroacinë, në atë që quhet “grupi i hekurt” i veprimtarisë.

Related posts

PLOT 25 MILIONË EURO PËR ERNEST MUÇIN/ Trabzonspori me sytë te Kombëtarja e Shqipërisë

F.autor

Në Spanjë e bëjnë të sigurt/ Hierro i ka ditët e numëruara në pankinën e iberikëve

Isa.Autor

PLASIN POLEMIKAT NË SPANJË/ VAR tërbon Sadikun, i heq supergolin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment