Sport Të tjera

Erblira Bici e mbyll aventurën, me LPM Pallavolo Mondovi

Mbyllet eksperienca italiane e Erblira Bicit me skuadrën LPM Pallavolo Mondovi, me të cilën u aktivizua dy sezonet e fundit. Lajmin e ka kanë konfirmuar drejtuesit e ekipit italian përmes një mesazhi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ku njofton largimin e shtatlartës shqiptare.

“LPM Pallavolo Mondovi falënderon volejbollistet Erblira Bici dhe Ilaria Demichelis që kanë veshur me pasion dhe grintë fanellën me ngjyrat e skuadrës sonë. I urojmë asaj një të ardhme të ndritur dhe me sa më shumë suksese sportive”.

LPM Pallavolo Mondovi shpresonte të mbante volejbollisten shqiptare, madje edhe trajneri i kësaj skuadra udhëtoi drejt Tiranës për ta bindur Bicin, por vendimi i saj ka qenë i pakthyeshëm, pasi ka të tjera plane. Ende nuk dihet destinacioni i ardhshëm i Bicit, por është e qartë që aventura në Itali e ka katapultuar në treg, aq sa i kanë mbërritur oferta nga skipe të ndryshme.

Related posts

Serbia ndaloi sportistët kosovarë, reagon Ramush Haradinaj: E papranueshme, politika nacionaliste

Sadik.Autor

KARTONI I KUQ NË CHAMPIONS/ Camavinga kërkon falje

F.autor

Baseli në momentin më të keq HISTORIK, zviceranët i besojnë “luftëtarit” XHAKA

Isa.Autor

Leave a Comment