Futboll Seria A Sport

Pankina e Real Madridit/ “Valsi” i trajnerëve, Allegri jep “asist” për Conten

Refuzimi i Massimiliano Allegri karshi stolit të Real Madrid, i ka detyruar kampionët e Europës t’i hedhin sytë nga një tjetër trajner italian, Antonio Conte. Trajneri i Chelsea me shumë gjasa nuk do të jetë në “Stamford Bridge” sezonin e ardhshëm dhe ka të ngjarë të jetë i lirë për të shkruar në “Bernabeu”, në vend të Zinedine Zidane, i cili shkaktoi një befasi të madhe kur vendosi të jap dorëheqjen nga Real Madrid.

Real kishte vënë në krye të objektivave të tij blerjen e Neymar dhe afirmimin e një portieri cilësor, por tani të gjitha përpjekjet do të jenë për gjetjen e trajnerit.

Edhe pse nuk ka ardhur divorci zyrtare, Conte ka qenë në konflikt të vazhdueshëm me drejtuesit e Chelsea dhe kjo faktikisht e bën favorit për të marrë drejtimin e Real, pas krahas Allegri që do të qëndrojë te Juventus, edhe kandidatët e tjerë Mauricio Pochettino dhe Jurgen Klopp janë të “blinduar” përkatësisht nga Tottenham e Liverpool.

Në këto kushte, Arsene Wenger, apo ndonjë ish-futbollist i Real si Guti e Raul, mund të jenë alternativat e vetme rivale me atë të Conte.

Related posts

“RONALDO DUHET TË PRESË”/ Fansja seksi e Juventus ka idhull legjendën bardhezi (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton mposht Verstappen, më i shpejti në Katar dhe siguron “pole position”

Delo.autor

(VIDEO) Lyon mposht PSG-në, Depay shënon gol spektakolar në fund të ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment