Futboll Seria A Sport

Drejtuesit e Galatasarait vizitojnë Milanon për futbollistin e Interit

Mund të jenë orë, apo ditë vendimtare për të ardhmen e Yuto Nagatomo. Inter kërkon një tjetër shumë të ardhurash, për të plotësuar kuotën e parave të kërkuar nga UEFA në fund të muajit, ndaj një përfaqësi e drejtuesve të klubit turk të Galatasaray ka mbërritur sot në Milano për të hyrë në tratativa me zikaltërit pikërisht për transferimin e Yuto Nagatomo.

Nagatomo u transferua në Stamboll gjatë merkatos së janarit në formën e huazimit. Inter kërkon 4 milionë euro, ndërsa turqit janë ndalur në kuotën e 2 milionëve, pavarësisht se Ausilio duket i vendosur të mos zbresë nga kuota e 3 milionë euro. diferencat me ofertës dhe kërkesës janë të vogla, ndaj dhe transaksioni mund të ndodhë në ditët në vijim.

Related posts

Takaj në Zvicër, zbulohen prapaskenat për Skënderbeun. Shans për të evituar dënimin ekstrem

Q.Autor

RRËFEN PRAPASKENAT E MERKATOS/ Pjanic: Mund të kisha shkuar tek Inter dhe Bayern Munich, por…

Delo.autor

DALIN PAMJET/ Aksidenti AJROR ku humbi EMILIANO SALA, hetimet zbulojnë MBETJET e avionit

Delo.autor

Leave a Comment