Futboll La Liga Sport

Ronaldo zgjedh gjashtë pasardhësit e tij, një futbollist luan me Barcelonën

Cristiano Ronaldo është i vetëdijshëm se fakti që e ka fituar pesë herë “Topin e Artë” e bën atë futbollistin më të mirë të planetit dhe si rrjedhojë i duhet të zgjedhë pasardhësin e tij në fronin e më të mirit, që gjatë dhjetë viteve të fundit e ka ndarë me Lionel Messi.

Ronaldo është në garë për të fituar për herë të gjashtë “Topin e Artë” dhe pikërisht gjashtë janë ata që ai mendon se mund të jetë pasardhësit e tij si futbollisti më i mirë në qarkullim.

“Në brezin e ri të futbollistëve që po luajnë në nivele të larta mendoj se ka të paktën dhjetë lojtarë që mund të fitojnë “Topin e Artë”, por unë po ju jap gjashtë emra: Asensio, Mbappe, Neymar, Dembele, Hazard dhe Rashford,” – tha Cristiano Ronaldo për “The Daily Mail”.

Related posts

SFIDA FINALE NDAJ ANGLISË/ Lajme jo të mira për Italinë, 3 pjesëtarë të stafit infektohen me Covid-19

Delo.autor

“KO” BRUTALE NË UFC/ Grushti i Rozenstruik i heq buzën nga vendi kundërshtarit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Atalanta-Liverpool. Rezultati 0-5

Delo.autor

Leave a Comment