Futboll La Liga Sport

Barcelona sulm “frontal” për Alcantarën/ Ofron mbrojtësin francez dhe 50 milion Euro

Te Barcelona janë në kërkim të pasuesit të Andres Iniestas. Largimi i numrit 8 drejt Vissel Kobes në kampionatin japonez ka lënë një boshllëk të madh në mesfushën e Barçës. Drejtuesit katalanë kanë vendosur në shënjestër disa lojtarë për të zëvendësuar Don Andres.

Nga boshnjaku i Juventusit Miralem Pjanic tek danezi i Tottenham Hotspur Cristian Eriksen për të vijuar me një emër që kujtohet me nostalgji në ambientin blaugrana, pikërisht Thiago Alcantara, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Bayerni.

Barcelona ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh plus kartonin e mbrojtësit francez Lucas Digne për të rikthyer në Camp Nou, mesfushorin braziliano-spanjoll.

Related posts

Përfundon ëndrra e Napolit/ Ja vendimi i fundit i sulmuesit Edinson Cavanit

Isa.Autor

NË PRAG TË SEZONIT TË RI NË FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Hamilton nuk është Zoti!

Delo.autor

PAS ELEMINIMIT NË EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Në aspektin e cilësisë luajtëm një ndeshje mediokre, mendoj se…

Isa.Autor

Leave a Comment