Futboll Sport

ZYRTARE/ Kukësi prezanton përforcimin e tretë nga Maqedonia, por fsheh detajet…

Kukësi është skuadra më aktive në këtë merkato verore. Klubi verilindor ka zyrtarizuar ditën e sotme përforcimin e tretë për ekipin e Peter Pacult. Bëhet fjalë për mbrojtësin Edis Maliqi. 23-vjeçari ka luajtur 3 sezonet e fundit me Shkupin në Maqedoni.

Por, ajo që bie në sy është se në njoftimin e klubit nuk pasqyrohet kohëzgjatja e kontratës së mbrojtësit me nënkampionët. Një zgjedhje e çuditshme kjo nga drejtuesit, megjithatë Maliqi është prezantuar sot në zyrat e klubit.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT:

Edis Maliqi, përforcimi i radhës te FK Kukësi. Verilindorët vijon të përforcohet në prag të Kupave të Europës.

Klubi ka nënshkruar kontratë me Edis Maliqin, mbrojtësin 23 vjeçar që vjen nga kampionati maqedonas. Edis Maliqi ka luajtur në 3 sezonet e fundit me Shkupin. Mbrojtësi shqiptar vjen si përforcim për mbrojtjen e ekipit tonë.

Suksese Edis Maliqi!

Welcome Maliqi!

Edis Maliqi, përforcimi i radhës te FK KukësiFK Kukësi vijon të përforcohet në prag të Kupave të Europës. Klubi ka nënshkruar kontratë me Edis Maliqin, mbrojtësin 23 vjeçar që vjen nga kampionati maqedonas.Edis Maliqi ka luajtur në 3 sezonet e fundit me Shkupin. Mbrojtësi shqiptar vjen si përforcim për mbrojtjen e ekipit tonë.Suksese Edis Maliqi!

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Donnerstag, 7. Juni 2018

Related posts

NUK MERR VAKSINËN ANTI-COVID/ Ngurrimi i yllit të Bayernit i tmerron ekspertët dhe shkencëtarët gjermanë

Delo.autor

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ Van Dijk favorit, lë pas “Pleshtin”. Ja statistikat

Delo.autor

ZYRTARE/ Barcelona arrin akordin me një 17-vjeçar, i vendos klauzolë lirimi… 400 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment