Futboll Sport

Cristiano Ronaldo është kopertina e FIFA 19

Cristiano Ronaldo është kopertina e edicionit të ardhshëm të FIFA 19.

33-vjeçari është zbuluar si njeriu i kopertinës në Twitter, pas një tjetër sezoni fantastik te Real Madrid.

Tifozët e FIFA-s do të kenë shansin të shohin pamjet e para të lojës më 9 qershor në EA Play.

EA Sports do të prezantojë lojën e re të FIFA-s, por edhe të tjera në Hollywood Palladium të Los Angeles.

Edicioni i ri i FIFA-s do të ketë edhe Europa League dhe Champions League. Gjithashtu EA ka blerë edhe të drejtat e Serie A.

Gjithsesi, duhet parë nëse vetë loja ka ndryshuar në krahasim me atë aktualen e cila në disa momente humbet realitetin.

Related posts

“U SHOKOVA”/ Shoferi nxjerr BLLOF ish-gruan e SHQIPTARIT që denoncoi CR7 për PËRDHUNIM

Isa.Autor

“ABISSNET SUPERIORE”/ Derbi Tirana – Partizani, kryefjala e javës së 15-të, ndeshjet

F.autor

TIRANA-KUKËSI/ Kuper mposht portierin Lika dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment