Futboll Premier League Sport

Andre Silva kërkon largimin nga skuadra e “SERIE A”

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato.com’, André Silva, qendërsulmuesi portugez i datëlindjes 1995, i bashkuar me Milan vetëm një vit më parë, mësohet të ketë kërkuar nga drejtuesit e klubit që të marrin në konsideratë çdo ofertë që do të mbërrijë në selinë kuqezi në adresën e tij. Kështu Andre Silva ka kërkuar largimin e tij nga Milan.

Motivacioni?

Është e qartë, sulmuesi realizoi 10 gola sezonin e fundit me Milan, prej të cilave plot 8 në Europa League, çka dëshmon se nuk është ambientuar mirë në kampionatin italian të Seria A. Por, mësohet gjithashtu se ai është ankuar për mungesën e vëmendjes dhe përqendrimit të stafit teknik në marrëdhënie me atë.

I blerë nga Porto në verën e vitit 2017 për shumën e 38 milionë euro përfshirë dhe bonuse, André Silva zhvilloi në total gjatë sezonit 2017-2018, 40 ndeshje mes Serie A (24), Europa League (14) dhe Kupa e Italisë (2), për një total të vetëm 1.965 minutave në fushën e lojës. Madje, në kampionat mezi numërohen vetëm 924 minuta të luajtura nga nxënësi i Cristiano Ronaldo, që do të marrë pjesë në Botërorin ‘Rusi 2018’. Të interesuar për André Silva, kanë qenë prej kohësh Monaco, Wolverhampton dhe Huddersfield.

Related posts

Më të mirët pa kontratë/ Ja 11-shja e lojtarëve që do “çmendin” klubet vitin e ardhshëm

Isa.Autor

COVID-19 NË FORMULA 1/ Pritet shkëmbim vendesh mes garave të Baku e Stambollit

Delo.autor

Arrihet marrëveshja/ Sulmuesi brazilian lajmëron kalimin në Serie A te…

Sadik.Autor

Leave a Comment