Futboll Seria A Sport

Rri apo largohet nga Interi? Ausilio sqaron gjithçka për të ardhmen e Icardit

Goditjet e deritanishme janë De Vrij, Martinez dhe Asamoah, me parametra zero, por merkatoja e Interit nuk ndalet këtu. Këto lëvizje të para të kësaj vere i bëjnë zikaltrit një nga ekipet më aktive në këtë drejtim, teksa dihet se deri më 30 qershor, që është afati i fundit i dakorduar me UEFA-n, Interi duhet të regjistrojë fitimet kapitale prej 40 milionë euro.

Ky kriter do të ishte plotësisht i përmbushur në rastin e transferimit të Mauro Icardi, por drejtori sportiv, Piero Ausilio, mohoi zyrtarisht shitjen e sulmuesit argjentinas. Këtë e nënvizoi për mediat e mbledhura para një restoranti në Milano: “Icardi nuk do të lëvizë, e them këtë në mënyrën më të fuqishme. Nainggolan? Mua nuk më pëlqen, por Spalletti e njeh mirë, pasi e ka drejtuar te Roma. Oferta e Napolit për Handanovic? Kjo nuk është e vërtetë fare. Situata e Rafinha? Shpresa vdes e fundit”.

Ndërkohë, Milan Skriniar, sipas “La Gazzetta dello Sport”, do të lidhet me zikaltrit deri në vitin 2023 (një vit më shumë se data e saj aktuale skadimit të kontratës) dhe do të fitojë 2.2 milionë euro në sezon.

Po ashtu, te zikaltrit janë duke pritur rinovimin e Icardit, i cili mund të hyjë në fuqi deri në vitin 2023, me rritjen e klauzolës së lirimit ë kontratë, e vlefshme vetëm për jashtë vendit. A ardhmja me Interin është parashikuar edhe për Miranda, për të cilin është propozuar një zgjatje kontrate deri më 2020, përveç Santon dhe Candreva (2021).

Related posts

E PABESUESHME/ Këtë foshnje E QETËSON vetëm muzika e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Isa.Autor

LOPETEGUI E KA TË QARTË/ Ja dita kur do shkarkohet nga pankina e Realit

Isa.Autor

(FOTO) E shkarkoi trajnerin, skuadra e Watford gjen zëvëndësuesin e tij

Q.Autor

Leave a Comment