Futboll Sport

Kombëtarja e Brazilit publikon fotografinë e Kupës së Botës (FOTO)

Kombëtarja e Brazilit ka realizuar foton e saj zyrtare të kompeticionit të Kupës së Botës “Rusi 2018”. “Seleçao” e ka postuar foton në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”.

Në radhën e parë dhe të tretë janë vendosur futbollistët me uniformën klasike verdheblu, kurse në radhën e dytë është rreshtuar stafi teknik dhe mjekësor.

Ekipit i është bashkuar edhe mesfushori i sapoblerë nga Manchester United Fred, i cili ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës, të cilin ia shkaktoi shoku i tij Casemiro. Ai gjendet i ulur në krahun e djathtë të mesfushorit të Chelseat Willian.

Brazili zhvillon nesër ndeshjen e fundit testuese me Austrinë, përpara se të nisë fushatën ruse të Botërorit me skuadrën e Zvicrës në 17 qershor.

Related posts

RRËFEN SEZONIN QË LA PAS DHE TË ARDHMEN E TIJ NË “F1″/ Flet Vettel: Nuk iki nga Ferrari nëse…

Delo.autor

E PAPËRMBAJTSHME NË OLIMPIADËN E TOKIOS/ Luiza Gega triumfon në 3000 metra me pengesa

Delo.autor

NUK I PRANON KRITIKAT SE SI ARRIN TË TRIUMFOJË/ Piloti Hamilton: Meritoj respekt për 7 titujt, nuk fitoj vetëm prej Mercedes

Delo.autor

Leave a Comment