Futboll Sport

Presidenti i UEFA-s: Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit

Edhe UEFA ka shkruar për vdekjen e hershme të Fadil Vokrrit. Aleksander Ceferin e konsideron Vokrrin si një figurë kyçe në pranimin e Kosovës në UEFA në vitin 2016.

Fadil Vokrri, emri që tregon më së miri për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka vdekur para kohe, sot në moshën 57-vjeçare, lajm që ka shokuar të gjithë.

Pas figurave të ndryshme, edhe UEFA i ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen e Vokrrit.

Aleksander Ceferin, numri një i UEFA-s, e ka lartësuar figurën e Fadilit.

“Jemi shokuar dhe jemi thellësisht të mërzitur për vdekjen e Fadil Vokrrit”, thotë numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Ai ishte një futbollist i shquar i cili gëzoi karrierë të shkëlqyer dhe u bë administrator i futbollit dhe president i shoqatës kombëtare të kalibrit më të lartë”.

“Fadili ka qenë figurë kryesore në zhvillimin e Futbollit të Kosovës që ia mundësoi të bëhet anëtare e UEFA-s në vitin 2016”, tha më tej Ceferin.

“Në emër të Futbollit Evropian, dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe komunitetit të Futbollit të Kosovës”. /

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Gerrard “revolucion” te Aston Villa, pas Coutinho kërkon një tjetër mik të Liverpool

Delo.autor

“MERR FUND “GARA” NË SERIE A”/ Capello beson: Nëse Juventus nënshkruan me De Ligt…

Delo.autor

Ronaldo nis aventurën bardhezi, debutimi pritet në…

Sadik.Autor

Leave a Comment