Futboll Sport

Medalje ari, Izmir Smajlaj përsërit suksesin

Është një nga atletët më të mirë shqiptarë dhe që e ka nderuar edhe sot flamurin kuqezi në Europë. Medalje ari për Izmir Smajlajn në kërcim së gjati në Lihtenshtejn.

Shkodrani arriti që të marrë këtë medalje për vendet e vogla pas konkurrencës me 17 atletë të tjerë, pasi pati 18 shtete pjesëmarrës në këtë turne.

Smajlaj nuk mundi që të thyente rekordin 8 metër dhe 20 centimetër për shkak të një faulli të bërë në kërcim. Në fund, ai arriti që të shkonte në kuotën 7 metër dhe 90 centimetër.

Smajlaj u shpall kampion Europe në turneun e Serbisë që u zhvillua vitin e shkuar, ndërsa e përsëriti sot në Lihtenshtejn të njëjtën gjë, duke ngritur lartë flamurin kuqezi.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Lajme të këqija për PSG, “makthi” i Realit mund të mungojë në Champions

Delo.autor

U LARGUA NGA INTER NË FORMË HUAZIMI/ Sulmuesi Perisic do të kthehet te “Zikaltërit” në…

Delo.autor

Mourinho mërzitet me klubet: Dua të drejtoj një përfaqësuese

Delo.autor

Leave a Comment